‘Premierliga, vetëm fillimi për Chelsean’

Sporti

‘Premierliga, vetëm fillimi për Chelsean’

Më: 3 maj 2015 Në ora: 10:57

Cesc Fabregas mendon se ky është vetëm fillimi për Chelsean.

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas beson se titulli i Premierligës këtë edicion është vetëm fillimi i një epoke të suksesshme të skuadrës së tij.

Chelsea në rast se shënon fitore sot në ndeshjen kundër Crystal Palace, do të shpallej kampione për herë të parë pas 5 vitesh, pasi për herë të fundit triumfoj në vitin 2010.

“Kjo është një skuadër e re, një gjeneratë e re po vjen dhe shpresoj se do të jemi bashkë sa më shumë që të mundemi. Shpresoj se ky është fillimi për Chelsea, e jo fundi”, tha gjatë konferencës për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat