Ja kur do te pensionohet Mayweather

Sporti

Ja kur do te pensionohet Mayweather

Më: 3 maj 2015 Në ora: 09:35

Floyd Meyweather ka treguar se kur do të pensionohet nga boksi profesionist.

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather ka thënë se në shtator të këtij viti do të pensionohet nga boksi. Ai mendon se ka ardhur koha për një gjë të tillë, pasi tashmë është pranë të 40’ve.

“Në shtator do të jem gati sërish. Do të luftoj edhe një herë tjetër dhe pastaj do të largohem. Gati i kam 40 vite dhe janë bërë 18 vite që jam në elitën e boksit”, tha Mayweather pas duelit me Pacquiaon.

Maywather vetëm pak orë më parë e fitoi duelin e shekullit kundër boksierit nga Filipinet, Manny Pacquiao me vendim unanim të gjyqtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat