Liverpooli, 72 milionë funte për tre sulmues

Sporti

Liverpooli, 72 milionë funte për tre sulmues

Më: 3 maj 2015 Në ora: 09:21

Liverpooli raportohet se është duke u bërë gati të hedhet në sulm për treshen Christian Benteke, Memphis Depay dhe Denis Cheryshev.

Ky operacion pritet të kushtojë rreth 72 milionë funte.

Sipas “Liverpool Echo”, trajneri Brendan Rodgers gjatë afatit kalimtar do të përmirësojë fazën sulmuese, në mënyrë që në sezonin e ri të rikthehet në katërshe.

Blerja e parë pritet të jetë sulmuesi i Aston Villas, Benteke i cili vlerësohet rreth 30 milionë funte, ndërsa pas tij është duke u kërkuar Depay nga PSV që kushton rreth 20 milionë euro.

Blerja e tretë pritet të jetë sulmuesi i Real Madridit, Denis Cheryshev, i cili është i huazuar tek Villarreali, dhe pritet të kushtojë rreth 22 milionë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat