Lamela nuk dëshiron rikthim në Serie A

Sporti

Lamela nuk dëshiron rikthim në Serie A

Më: 3 maj 2015 Në ora: 09:12

Po e kërkojnë pothuajse të gjitha skuadrat e mëdha italiane por nuk po i intereson kjo gjë.
Talenti argjentinas Erik Lamela, ka treguar edhe njëherë dëshirën e tij për të mbetur pjesë e futbollit anglez.

Anëtari i Tottenham Hotspurs ka deklaruar se është i lumtur në Londër me jetën që po e bënë si dhe me klubin aktual.

“Unë jam i lumtur këtu. Familja ime gjithashtu dhe nuk kam asnjë arsyeje që të largohem. Dëshiroj të qëndroj gjatë këtu dhe nuk e kam ndërmend të largohem për asnjë skuadër”, tha Lamela.

Për shërbimet e tij interesim ka nga Milan, Inter, Napoli, Lazio dhe Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat