Pacquiao: Mendova se fitova, e meritova fitoren

Sporti

Pacquiao: Mendova se fitova, e meritova fitoren

Më: 3 maj 2015 Në ora: 07:08

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao, ka deklaruar menjëherë pas ndeshjes se ai ka merituar fitoren ndaj Floyd Mayëeather.
Sipas Pacquiaos, ai ka pasur dominancën në takim dhe se ai ka menduar se ka fituar duelin.

Ai shton se dueli është vendosur nga dikush tjetër, e jo prej asaj se çka ka ndodhur në duel.

“Mendova se fitova. Po, po, mendova se fitova”.

“Unë bëra gjithçka. Unë dominova, unë godita. Dikush tjetër vendosi për fitoren time, s'ka problem”.

“Unë nuk kisha problem me forcën e tij, kam luftuar me boksierë më të fortë”, ka theksuar Pacquiao pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat