Kosova do fitoren e parë historike kundër Italisë!

Sporti

Kosova do fitoren e parë historike kundër Italisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2015 Në ora: 19:06

Jemi të motivuar për fitore, kështu e ka mesazhin përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Alfred Llazari. Italia është një kombëtare mjaft e fortë dhe synon të kthehet e pamposhtur nga kryeqyteti i Kosovës. Kosova-Italia, është takim i vlefshëm i grupit C për parakualifikimet për Euro 2018 në hendboll.

Ndeshja luhet nesër në orën 19.30 dhe pritet të jetë një numër i madh tifozëve në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në përkrahjen e kombëtares së Kosovës. Llazari tha se ekipi është i përgatitur dhe sipas tij e kënaq vetëm fitorja. Kosova do fitore historike në garat zyrtare evropiane, pasi dy ndeshjet e para i ka humbur nga Rumania, të parën në Bukuresht me 36:24 dhe të dytën, në Prishtinë me 30:16.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat