Prishtina, e gatshme për bullgarët dhe beson në titull!

Sporti

Prishtina, e gatshme për bullgarët dhe beson në titull!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2015 Në ora: 19:01

Të gjithë dashamirët jo vetëm të basketbollit në Kosovë janë me sy e vesh nga finalja e dytë që do zhvillohet nesër (në orën 18.30) në Samakov mes Rilski Sportistit nga Bullgaria dhe Sigal Prishtinës.

Finalen e parë prishtinasit e fituan me rezultat 74:72, kolektiv që synon fitore edhe në takimin e kthimit dhe të fitojë titullin e parë në histori të tyre të Ligës Ballkanike në basketboll. Prishtina është e mobilizuar që të luajë lojë të fortë në mbrojtje e të tregojë efikasitet që të triumfojnë edhe në Bullgari. Prishtina ka traditën e rezultateve në favor të saj, sepse në tri ndeshjet e deritashme po aq herë e ka mundur Rilskin.

Kampioni i Kosovës, dy herët e para në pjesën e rregullt të garave fitoi me rezultat identik 94:71 brenda dhe jashtë, ndërsa në finalen e parë me rezultat të ngushtë 74:72. Dardan Berisha basketbollist i Prishtinës dhe më i miri i Ligës Ballkanike, tha se do të jep atomin e fundit, dhe sipas tij tri ndeshjet e para janë një histori.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat