Shkëndija ‘shkeli’ Turnovon

Sporti

Shkëndija ‘shkeli’ Turnovon

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2015 Në ora: 18:14

Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës, si mysafir ‘shkeli’ me lojë e rezultat 4:0 Turnovon, ndeshja është zhvilluar në stadiumin ‘Kukush’ në Turnovë. Tetovarët dominuan lojën dhe importuan tri pikë domethënëse. Futbollisti Bojan Vruçina shënoi në minutën e 12-të, për të shtuar epërsinë në 0:2 Armend Alimi (61’). Kuqezinjtë nuk u kënaqën me këtë epërsi, por e thelluan edhe më shumë fitoren me golat e Hristijan Kirovskit (73’) e Victor Juffos (89’). Shkëndija zënë vendin e tretë me 44 pikë, ka një ndeshje më pak se Renova (e katërta) dhe Turnovo është e shtata me 30 pikë pas 27 jave në Kampionatin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat