Edhe pak ditë nga meçi i shekullit

Sporti

Edhe pak ditë nga meçi i shekullit

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:42

Atmosferë e ngrohtë e dhjetëra tifozëve që e pritën për orë të tëra. Manny Pacquiao tashmë ndodhet në Las Vegas, kur mbeten edhe pak ditë nga meçi i Shekullit. Boksieri filipinas ishte në Los Angeles ku po stërvitej me trajnerin e tij Freddie Roach dhe nga atje, ai udhëtoi me autobus bashkë me ekipin për gati 440 kilometra deri në hotelin Mandalay Bay, ku do të qëndrojë deri në ditën e duelit të madh. Para se të niste udhëtimin drejt Las Vegasit, Pacquiao i surprizoi të gjithë ata që kishte pranë. Manny tha se fitoren kundër Mayweather nuk do ta kërkojë me knockout, por duke dalë mbi amerikanin në çdo raund për të fituar në fund me pikë pas 12 raundesh. Freddie Roach ka analizuar çdo detaj te rivali i filipinasit, por me sa duket e ka të vështirë të gjejë thembrën e Akilit te amerikani. Meçi i zjarrtë zhvillohet me 2 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat