Ja në cilin formacion janë Januzaj e Balotelli?

Sporti

Ja në cilin formacion janë Januzaj e Balotelli?

Më: 28 prill 2015 Në ora: 15:09

E pabesueshme apo jo! Futbollisti i talentuar shqiptar, Adnan Januzaj, është në një formacion që pak kush do të besoj, në të dështakëve. Januzaj nuk ka pasur minutat e bollshme në ekipin e Manchester Utd, i cili shumicën e kohës ka qenë në bankën e Manchester Utd. Shqiptari nga Kosova që luan për kombëtaren e Belgjikës, në drejtimin trajnerit të Manchester Utd, Louis van Gaal nuk pop gjen hapësirën e merituar.

Andaj, “insidefootball.org”, e ka përfshirë Januzajn në mesin e futbollistëve që përbëjnë përbërjen e dështakëve të këtij edicioni në Premier League. Jo vetëm Januzaj, por edhe ylli italian Mario Balottelli është në këtë mjedis së bashku me kolumbianin Radamel Falcao. Ja 11-shi i dështakëve: Howard, Cissokho, Kompany, Williamson, Vergini, Sanchez, Flamini, Barkley, Januzaj, Falcao dhe Balotelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat