A është gati për sfidën me Juventusin?

Sporti

A është gati për sfidën me Juventusin?

Më: 28 prill 2015 Në ora: 13:46

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të rikthehet në fushë kundër skuadrës së Juventusit, e cila zhvillohet me 5 maj në Torino, e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League. Futbollisti tash e një kohë është i lënduar dhe mungesa e tij dukshëm po ndihet të kampioni në fuqi evropian. Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, Benzema pas kurimit të marrë këto ditë në Lyon do të kthehet nesër në Madrid për të vijuar më tej programin e rikuperimit. Gjasat janë që sulmuesi të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e parë të Champions Leagues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat