Juve t’ia vazhdojë kontratën Allegrit

Sporti

Juve t’ia vazhdojë kontratën Allegrit

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:52

Juventus pritet t’i fillojë negociatat për kontratë të re me trajnerin Massimiliano Allegri.

Marrëveshja aktuale e Allegrit skadon në vitin 2016 dhe pas suksesit të këtij sezoni, Juve do të kërkojë t’ia vazhdojë atij kontratën.

Juve tashmë ka siguruar drejtorët Beppe Marotta dhe Fabio Paratici e marrëveshje të reja, dhe tash është gati të fillojë negociatat me Allegrin.

Bordi drejtues i Juventusit është duke menduar t’i ofrojë atij një marrëveshje deri në vitin 2018 ose 2019.

Ish-menaxheri i Milanit ka drejtuar klubin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për të parën herë që nga viti 2003.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat