NBA, Brooklyn barazon serinë e çerekfinaleve ndaj Hawks

Sporti

NBA, Brooklyn barazon serinë e çerekfinaleve ndaj Hawks

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:40

Brooklyn Nets barazon në 2-2 serinë e sfidave çerekfinale ndaj Atlanta Hawks në Konferencën e Lindjes duke mbajtur gjallë shpresat për të avancuar në raundin tjetër të fazës play-off në Nba.
Skuadra Nju-Jorkeze triumfoi me rezultatin 120-115 pas kohës shtesë përballë Hawks që nga ana e tyre dhanë gjithçka mbi parket për ta fituar takimin e 4-t çerekfinal. Deron Williams ishte heroi i mbrëmjes për Brooklyn teksa realizoi në total 35 pikë 7 asiste dhe 5 kërcime.

Ndeshja e pestë mes këtyre dy skuadrave do të luhet mbrëmjen e të mërkurës në Philips Arena të Georgias.

Surprizën e vërtetë të mbrëmjes në ndeshjet play-off të Nba, e dhuroi Milwaukee Bucks. Formacioni i drejtuar nga Jason Kidd fitoi brenda në Ilinois përballë Chicago Bulls 94-88 duke e ngushtuar në 3-2 serinë e përballjeve çerekfinale ndërmjet tyre.

Ndërkohë në sfidën e zhvilluar në Oregon mes Portlandit dhe Memphis, Damian Lillard me 32 pikë 7 asiste dhe 2 kërcime mbajti në lojë Trail Blazzers duke i udhëhequr këta të fundit drejt një fitoreje me shifrat 99-92 përballë Grizzlies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat