Prishtina, do të luftojmë deri në fund me bullgarët

Sporti

Prishtina, do të luftojmë deri në fund me bullgarët

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:39

Kurrë më afër titullit historik klubi i basketbollit Sigal Prishtina. Është një qetësi të të gjithë basketbollistët prishtinas dhe secili më optimist se tjetri se do të shënojnë fitore në Samakov kundër Rilski Sportistit dhe të shpallen kampion i Ligës Ballkanike në basketboll. Kapiteni Edmond Azemi me shokë kanë arritur në Samakov dhe tash mendojnë për finalen e nesërme që luhet në orën 19.30.

Finalen e parë Prishtina e ka fituar me rezultat 74:72, ndërsa në të kthimit shpresojnë fitore dhe të kremtojnë titullin. Bullgarët kanë dy basketbollistë mjaft të rrezikshëm që u dëshmuan edhe në Prishtinë. Është fjala për Taylorin dhe Rakoçeviçin. “U nisëm për ta kryer misionin e filluar së bashku. Do të luftojmë deri në fund!”, thuhet në faqen e klubit Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat