Rodgers mendon për edicionin e ardhshëm

Sporti

Rodgers mendon për edicionin e ardhshëm

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:33

Liverpooli pati një edicion aspak të mirë dhe mbetet larg synimeve: kualifikimit në garat e ardhshme të Champions League. Trajneri i kësaj skuadre, Brenda Rodgers, mendon se në edicionin e ardhshëm do të luftojnë për titull në Premier League. Ai e sheh një Liverpool më të fortë e më të kompletuar.

“Jam si gjithnjë i uritur për të fituar. Jam ambicioz për të fituar dhe mendoj se nuk ka vend më të mirë për të fituar se sa këtu, kështu që unë jam i lumtur tek Liverpooli”, tha Rodgers.

Ai lavdërohet se me punën që ka bërë edhe ka ndryshuar gjërat në klub. “Kur erdha këtu kishte punë të madhe për të bërë. Klubi ishte në vend të tetë, mirëpo me kalimin e kohës të gjitha ndryshuan. Këtë sezon nuk kemi sfiduar për titullin, mirëpo kjo do të ndodhë në sezonin tjetër”, ka thënë Rodgers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat