Zabaleta: Pellegrini meriton më shumë respekt

Sporti

Zabaleta: Pellegrini meriton më shumë respekt

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:09

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, nuk është fajtori i vetëm për sezonin jo të përkryer të skuadrës, thotë Pablo Zabaleta.
“Menaxheri meriton më shumë respekt nga çdokush. Ai erdhi këtu sezonin e kaluar, fitoi ligën dhe Capital One Cup” ka deklaruar Zabaleta, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk mund ta fajësojmë vetëm menaxherin në këtë moment. Lojtarët individual po ashtu nuk kanë qenë të shkëlqyeshëm gjithë sezonin”.

“Çdokush është përgjegjës – kur ju nuk e fitoni titullin mund të jetë ca frustruese për secilin. Tash nuk është koha të mendojmë se çfarë shkoi keq këtë sezon, është koha të përfundojmë sa më mirë që mundemi. Pastaj do të shohim”, ka shuar argjentinasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat