City, 42 milionë euro për Wilshere

Sporti

City, 42 milionë euro për Wilshere

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:14

Manchester City raportohet se ka shtuar interesimin për mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere.
Daily Mirror beson se kampionët në fuqi të Ligës Premier janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë funte, 42 milionë euro, për mesfushorin anglez.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, së fundi i ka dërguar një paralajmërim Cityt që të mos lodhet për anglezin, por besohet se klubi nga Manchesteri dëshiron ta testojë këtë rezistencë të londinezëve.

Wilshere, 23-vjeçar, ka bërë vetëm nëntë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon për shkak të problemeve me gjurin dhe këmbën, por kjo nuk e ka ndaluar Cityn për të shfaqur interesim.

Lojtari ka edhe tre vite të mbetura nga kontrata aktuale në Emirates Stadium dhe raportohet se është figurë kyçe në planet e Wenger për sezonet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat