“Vetëm një ‘i çmendur’ e merr fëmijën në stadium në Itali”

Sporti

“Vetëm një ‘i çmendur’ e merr fëmijën në stadium në Itali”

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:08

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka reaguar pas problemeve të tifozëve në derbin torinez.
Tifozët e Torinos e sulmuan autobusin e ekipit të Bianconerëve gjatë arritjes në Stadiumin Olimpik të qytetit, derisa gjatë ndeshjes një “bombë letre” u hodh nga tifozët mysafirë drejt atyre vendas, me ç’rast mbetën të lënduar mbi 10 tifozë të Torinos.

“Më vjen keq (për gjithë atë që ndodhi). Në fushë kishim një ndeshje të drejtë”.

“Fatkeqësisht, në Itali jemi akoma prapa dhe derisa palët përgjegjëse nuk fillojnë të marrin masa, kështu do të ndodhë”.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe t’i kthejmë njerëzit në stadiume dhe në radhë të parë fëmijët”.

“Tash për tash vetëm një i çmendur do ta merrte me vete fëmijën pas gjithë asaj që ndodhi sot”, ka deklaruar Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat