Coquelin: Henry e ka gabim, Giroud mund t’i sjellë tituj Arsenalit

Sporti

Coquelin: Henry e ka gabim, Giroud mund t’i sjellë tituj Arsenalit

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:07

Mesfushori i Arsenalit, Francis Coquelin, i është kundërpërgjigjur ish-sulmuesit Thierry Henry pas deklaratave të tij se Topçinjtë kanë nevojë për një top-sulmues për ta fituar ligën sërish.
“Thierry Henry është gabim. Giroud e tregon potencialin e tij çdo javë”, ka thënë ai për RMC, transmeton Telegrafi.

“Ai ka treguar se ka nivelin për të qenë sulmues i Arsenalit, dhe ne duam të fitojmë tituj me të. Ne jemi të zhgënjyer me rezultatin kundër Chelseat, pasi ishim në një ecuri të mirë”.

“Tash caku është të fokusohemi për t’i dhënë fund kampionatit, t’i ftojmë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të përfundojmë në vendin e dytë, dhe sigurisht ta fitojmë finalen e Kupës FA” ka shtuar Coquelin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat