Luis Enrique e ka përmirësuar Barcën

Sporti

Luis Enrique e ka përmirësuar Barcën

Më: 28 prill 2015 Në ora: 08:36

Ivan Rakitic thotë se Luis Enrique e ka përmirësuar Barcelonën në disa aspekte dhe për këtë e ka siguruar mbështetjen e gjithë skuadrës.

Ish-trajneri i Barca B, Romës dhe Celta Vigos, zuri vendin e Gerardo Martinos në fillim të këtij edicioni, mirëpo u kritikua në fillim për mosarritje të adaptimit të stilit të tij të futbollit.

Por, me kalimin e javëve, ai e udhëhoqi ekipin drejt kreut të tabelës në La Liga, është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Kupës së Mbretit.

“Jemi përmirësuar shumë me të në disa pozita. Ne i besojmë qind për qind”, ka deklaruar mesfushori kroat.

Në La Liga, Blaugranët janë dy pikë përpara Real Madridit, në finale të Copa del Rey luajnë kundër Athletic Bilbaos, kurse në gjysmëfinale të garës evropiane ndeshen me Bayern Munichun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat