Formacioni i dekadës, Berisha eklipson Del Pieron në Australi

Sporti

Formacioni i dekadës, Berisha eklipson Del Pieron në Australi

Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:06

Besart Berisha në formacionin e 10 vjecarit të fundit në futbollin Australian. Futbollisti shqiptar i Melbourne është përzgjedhur në 11-tëshin më të mirë të dekadës në A-League duke lënë në stolin e rezervave pikërisht blerjen më të bujshme në historinë e lojës në këtë vend, Alessandro Del Pieron. 29 vjecari, që luan në Australi që prej vitit 2011 është etiketuar si një prej futbollistëve më me influencë në këtë vend dhe gjithashtu një prej sulmuesve më produktiv. Berisha, që luajti për 3 vjet me Brisbane Roar, duke shënuar dhe 48 gola në 76 ndeshje, përpara se të transferohej te Melbourne Victory ka marrë më shumë vota krahasuar me yllin italian Del Piero. Me skuadrën e Brisbane ai arriti të fitojë 2 herë titullin kampion në A-League duke qenë dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit në sezonin 2011/2012. Këtë vit në 26 ndeshje me Melbourne ai ka realizuar 13 gola duke qenë sërish një prej lojtarëve kryesor të skuadrës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat