Derbi i fundit, skuadrat të etura për të arritur objektivat

Sporti

Derbi i fundit, skuadrat të etura për të arritur objektivat

Më: 27 prill 2015 Në ora: 22:04

Me sezonin që i afrohet fundit dhe garën e hapur në cdo front, derbi i javës së ardhshme mer përmasa akoma më të mëdha. Pavarësisht se ky 90 minutësh nuk sheh në fushë dy skuadra me objektivat si në tre derbit e mëparshëm, ku lufta ishte për kreun, mbetet jetik për të përmbushur objektivat. Tirana luan për titullin kampion ndërsa Partizani për të konsoliduar pozitat në renditje duke kërkuar rikthimin në kompeticionet europiane. Nëse në 3 fazat e deritanishme kemi parë derbin të luhet për kreun e klasifikimit nga të dyja skuadrat tani situata është ndryshe. Pavarësisht se matematika i lejon Partizanit të shpresojë në garën për titull, të kuqtë kanë kthyer sytë drejt Europës, duke vendosur si objektivin kryesor pjesëmarjen në Europa League.

Diferenca me Skënderbeun është 6 pikë, dhe me 4 javë të mbetura Partizani e sheh të pamundur që kampionët të gabojnë tre ndeshje, duke qënë se në përballjet direkte është inferior. Tirana nuk duhet të gabojë për të vijuar sulmin drejt titullit, por ky kampionat ka treguar që mbetet i paparashikueshëm, pasi edhe fitorja në derbi nuk i vlen bardhebluve për të siguruar titullin. Madje edhe në rast se fiton këtë 90 minutësh sipas kalendarit, formacioni i Maganit rrezikon gjithcka. Në këtë mënyrë derbi i fazës së katërt edhe pse nuk sjell të dyja skuadrat në garën për titull, është i rëndësishëm pasi të dyja ekipet mund të mos përmbushin objektivat në rast të disfatës, madje rrezikojnë në rast humbjeje edhe të qëndrojnë jashtë Europës. Por llogaritë mënjanë, ky është derbi, dhe pritet të jetë po aq i vecantë sa cdo 90 minutësh tjetër midis këtyre dy klubeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat