Lufta për titull, kalendari favorizon “Skënderbeun”

Sporti

Lufta për titull, kalendari favorizon “Skënderbeun”

Më: 27 prill 2015 Në ora: 21:27

Gara e titullit edhe pse matematikisht sheh në garë 4 skuadra duket të jetë midis Skënderbeut dhe Tiranës, kjo për faktin se kanë një ndeshje direkte midis tyre, por edhe sepse kampionët janë në avantazh në përballjet direkte me Kukësin dhe Partizanin duke e bërë të pamundur fitimin e trofeut nga këto dy skuadra. Në këtë mënyrë mbetet për tu parë kalendari i të dy pretendetëve për të kuptur se cili prej tyre realisht ka më shumë shanse për të triumfuar në fund. Në katër javët e mbetura skuadra e drejtuar nga Mirel Josa pret në shtëpi Teutën në javën e 33, më pas udhëton në kryeqytet për sfidën direkte me Tiranën, pret Flamurtarin dhe e mbyll në Shkodër me Vllazninë. Në teori dy javët e ardhshme janë si finale për Skënderbeun, pasi Teuta lufton për mbijetesë dhe kërkon të marë të paktën një pikë, për të mbërritur më pas në finalen me Tiranën, sfida direkte që mund të vendosë fatet e titullit.

Ndërkohë dy javët e fundit paraqesin duele të lehta në letër pasi janë përballë dy skuadra që nuk kanë asnjë objektiv për të përmbushur. Krejt e kundërta ndodh me Tiranën që do të ketë deri në fund 4 finale, duke nisur nga derbi i kësaj jave me Partizanin. Një sfidë e vështirë për vetë atë që përfaqësojnë të dyja klubet por edhe për objektivat sezonal. Më pas në “Qemal Stafa” vizitën e bën rivali për titull Skënderbeu. Në javën e 35 është transferta në “Zeqir Ymeri” për ta mbyllur në shtëpi me Teutën. Kalendari duket i vështirë për 24 herë kampionët, por pozitiv është fakti që nga 4 javët e mbetura tre do të luhen në shtëpi, përpara publikut. Bardheblutë e kanë të ndaluar gabimin në derbi dhe në rast se nuk marin pikët e plota, atëherë me shumë mundësi sfida direkte me Skënderbeun do të ishte thjesht një formalitet, pasi titulli do të merte rrugën drejt Korcës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat