Jupa premton lojë të madhe përballë Italisë

Sporti

Jupa premton lojë të madhe përballë Italisë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:36

Kosova synon pikët e para historike në grupin C në garat parakualifikuese për Euro 2018 në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Atmosfera është shumë e mirë në kampin e kombëtares së Kosovës, ku stërvitin në drejtimin e përzgjedhësit Alfred Llazari. Dy sfida të vështira brenda pesë ditëve me kombëtaren e Italisë, e cila sot në orët e paradites ka zbarkuar në kryeqytet. Italia është një kombëtare që ka individ të mirë dhe do të jetë shumë e fortë për Kosovën. Hendbollisti më i mirë në vend, Kastriot Jupa, tha se janë përgatitur mirë për ndeshjet me Italinë. E para, luhen në Prishtinë me 29 prill në orën 19.30, ndërsa ajo e kthimit me 3 maj në Itali.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat