Skenari iu përgatit Trepçës!

Sporti

Skenari iu përgatit Trepçës!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:31

Po dëmtohemi me qëllim, ankohet kapiteni i Trepçës nga Mitrovica, Shpëtim Babaj. Ai është i zemëruar shumë se si po sillen disa njerëz me klubin me renome dhe që i kanë bërë dëme të mëdha deri më tash. Të dielën që e lamë pas u ndërpre ndeshja në minutën e 70-të mes Trepçës dhe Trepçës ’89 (kur ishte rezultati 0:1), pasi gjyqtari Bajram Gashi u sulmua nga futbollistët e Trepçës në shenjë pakënaqësie me ndarjen e drejtësisë.

Futbollisti Babaj mendon se ka ende lojë deri në fund dhe mund të shpresojnë ende që të futen në zonën e barazhit. Ai është i dëshpëruar shumë, sepse krejt shkaku i dëmtimeve ekipi i tij është në fund të renditjes në Raiffeisen Superligë me 15 pikë të mbledhura ose shtatë pikë më pak se vendi i dhjetë që shpie në barazh për mbetje në elitë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat