Rugova: S’ka befasi! Juniku shpreson

Sporti

Rugova: S’ka befasi! Juniku shpreson

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:29

KB Peja është e bindur se do të kualifikohen në finale, ndërsa Kosova e Re Bashkimi shpreson të bëjë befasi në palestrën e sportit ‘Karagaçi’ në Pejë. Pejanët tani e kanë përparësinë e terrenit dhe fitorja i plason në finalen e ETC Superligës së Kosovës. Skuadra prizrenase të shtunën që e lamë si vendase pësoi humbjen me rezultat 94:58 nga Peja, në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-off-it dhe tani janë në disavantazh me 2:1 në seri të fitoreve. Basketbollisti i Pejës, Fisnik Rugova, beson se nesër në orën 19.30, do të sigurojnë kualifikimin për në finale pa asnjë problem.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat