Çfarë shkruajnë mediet italiane për Shaqirin?

Sporti

Çfarë shkruajnë mediet italiane për Shaqirin?

Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:35

Futbollisti Xherdan Shaqiri me gjasë nuk do të luajë nga minuta e parë për Interin në takimin e të martës mbrëma në udhëtim kundër Udineses. Mediet italiane raportojnë se Shaqiri do të qëndrojë në bankë. Sport Mediaset shkruan se Shaqiri nuk do të luajë titullar as në takimin e nesërm kundër Udineses, duke bërë që në katër takime rresht të jetë vetëm zëvendësues. Shaqiri është kritikuar për formën e dobët që ka treguar me Interin që nga transferimi i tij në janar. Udinese-Inter, luhet në orën 20.45, e vlefshme e javës së 33-të në Serie A .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat