Interi ka nevojë për dy fitore radhazi

Sporti

Interi ka nevojë për dy fitore radhazi

Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:24

Interi ka nevojë për dy fitore në dy takimet e radhës atë përballë Udineses që do të zhvillohet këtë të martë dhe kundër veronezëve të dielën në San Siro në mënyrë që të shpresojë ende te një kualifikim i mundshëm në Europa League.Por edhe pse zikaltërit pas 7 pikëve të grumbulluara në tre ndeshjet e fundit kanë shanse reale të luajnë në Europë sezonin e ardhshëm, Roberto Mancini nuk e fsheh mërzinë që skuadra e tij nuk ka mundësi të luftojë për një vend Champions League.

“Jemi përmirësuar, dhe prej pak kohësh kemi marrë formën e një skuadre, e them këtë sepse skuadër quhesh atëherë kurr arrin të fitosh duke zhvilluar një lojë bukur dhe në të njëjtën kohë duke bërë edhe ndryshime në formacion. Por edhe pas këtyre ndeshjeve mendimi im për sezonin mbetet negativ. Unë dëshiroja që Interi të pozicionohej mes tre skuadrave të para të Serisë A, por aktualisht jemi në garë vetëm për një vend në Europa League por edhe ky objektiv nuk varet nga ne. Udinese? Tre pikët për ne në këtë ndeshje nuk janë edhe aq të sigurta.

Për të fituar duhet të bëjmë një paraqitje më shumë sesa pozitive, pasi Udinese është një skuadër në rritje. Ka mundur Milanin dhe drejtohet nga një trajner që e njeh shumë mirë Interin”, tha Mancini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat