Klubet angleze, në garë për Handanovic

Sporti

Klubet angleze, në garë për Handanovic

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:46

Portieri i Interit, Samir Handanovic, është caku kryesor i disa klubeve të Ligës Premier.
Handanovic do të futet në vitin e fundit të kontratës së tij me Interin dhe negociatat për një vazhdim kanë ngecur.

Janë një varg klubesh që po luftojnë për të siguruar shërbimet e tij, shkruan Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi.

Roma, Arsenal, Tottenham, Liverpool dhe Manchester United, që të gjithë janë duke shfaqur interesim serioz për portierin.

Në anën tjetër, edhe ambiciet e Handanovic janë të luajë për një klub që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat