Obi Mikel zëvendësues i Khediras te Real Madridi?

Sporti

Obi Mikel zëvendësues i Khediras te Real Madridi?

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:45

Real Madrid është duke planifikuar një ofertë befasuese për mesfushorin e Chelseat, John Obi Mikel, gjatë verës.
Nigeriani ka edhe dy vite kontratë me klubin e Ligës Premier, por është jashtë listës së favoritëve të Jose Mourinhos, duke bërë vetëm 14 paraqitje këtë sezon.

Ai pritet të largohet nga klubi gjatë verës dhe Real Madridi duket i interesuar për të, raporton Tuttomercatoweb, transmeton Telegrafi.

Carlo Ancelotti e sheh lojtarin, me të cilin kishte punuar te Chelsea, si zëvendësues të Sami Khedira, i cili pritet të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të sezonit.

Për Obi-Mikel i interesuar është edhe Southampton, që është në kërkim të zëvendësuesit të Morgan Schneiderlin, që po ashtu pritet të largohet gjatë verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat