Mancini e pranon: Interi jashtë Evropës

Sporti

Mancini e pranon: Interi jashtë Evropës

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:45

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, beson se kualifikimi në garat evropiane është jashtë mundësive të skuadrës së tij.
Nerazzurrët të martën do të udhëtojnë në Stadio Friuli për t’u përballur me Udinesen, e cila të shtunën mposhti Milanin me rezultat 2-1.

“Të arrijmë në Evropë nuk varet nga ne”, ka thënë Mancini, transmeton Telegrafi. “Ne duhet t’i fitojmë sa më shumë ndeshje që mundemi dhe të shpresojmë që të tjerët që janë para nesh të rrëshqasin”.

“Së pari mendova se mund të arrijmë në top tre, edhe pse e dija se do të jetë vështirë. Kur jeni te Interi ju gjithmonë duhet të synoni objektiva të mëdha”.

“Fitorja në Udine nuk duhet të merret si e kryer dhe ne do të duhet të luajmë një ndeshje të madhe. Ekipi që pamë kundër Milanit është sigurisht i përmirësuar dhe Stramaccioni e njeh Interin shumë mirë”, ka shtuar italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat