Enrique: Kundërshtarët tanë nuk gabojnë

Sporti

Enrique: Kundërshtarët tanë nuk gabojnë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:02

Barcelona kërkon fitoren e radhës dhe të ruajë pozitën liderit në kampionatin spanjoll. Të martën (në orën 20.00) në mbrëmje, Barcelona në Camp Nou takohet me Getafen dhe presin fitore, ndeshje e javës së 34-të. Futbollistët katalunas janë të motivuar dhe të bindur se pa telashe do të tejkalojnë edhe këtë të ashtuquajtur pengesë. Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, tha se duhet të janë të kujdesshëm, sepse ballafaqohen me një kundërshtar që mbrohet mirë. “Nuk kemi pushuar për asnjë ndeshje. Kundër Getafes duhet të tregojmë se jemi një ekip serioz dhe me disiplinë. Tri pikët janë shumë të rëndësishme, pasi kemi parë se kundërshtarët tanë nuk gabojnë.

Luajmë në Camp Nou, por duhet të kemi parasysh se përballë do të kemi një skuadër që mbrohet mirë dhe që luan me intensitet”, tha Enrique. Barcelona vlerësohet si ka një orar të volitshëm dhe që mundë fitojë sa më shumë pikë, por këto llogari sipas Enriques bëhen në fushë dhe jo jashtë saj. “Ky klub kërkon maksimumin, ndaj nuk mund të diskutojmë për një trofe të vetëm por për titujt për të cilët jemi ende në garë. Në letër mund të bëhen shumë llogari, por realiteti ndërkohë tregon se ka pak diferenca mes vendit të parë dhe të dytit. Ne përqendrohemi te ajo që kemi në dorë, që do të thotë se aktualisht mendojmë vetëm për Getafen”, ka thënë ai.

Barcelona ka 81 pikë, duke lënë pas rivalin e përbetuar e të përjetshëm Real Madridin që ka 79 pikë. Javën e ardhshme blaugranat do të përballen në gjysmëfinalet e Championsit me Bayernin, që vjen si kampion i sapokurorëzuar i Gjermanisë, por sa do të ndikojë ky status në këtë sfidë? “Bayerni ka bërë një kampionat spektakolar. Edhe ne po ecim mirë, ashtu si Real Madridi.

Gjithsesi nuk besoj se në këtë takim do të ndikojë fakti që Bayerni është shpallur kampion”, përgjigjet Enrique, që tërë fokusin e ka për sfidën me Getafen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat