Beckenbauer: Klopp mund ta zëvendësojë Guardiolën

Sporti

Beckenbauer: Klopp mund ta zëvendësojë Guardiolën

Më: 27 prill 2015 Në ora: 12:18

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer ka thënë se trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp mund ta zëvendësojë Guardiolën te Bayerni.

Franz Beckenbauer është i bindur se Klopp mund ta zëvendësojë me një sukses të lartë Guardiolën te skuadra e Bayern Munichut.

“Natyrisht, unë mund ta imagjinojë Kloppin si zëvendësues të Guardiolës”, tha Beckenbauer për Sky.

“Kur unë isha president, ne shpesh kemi biseduar për Kloppin dhe unë jam i bindur që ai do të kishte sukses te Bayerni”.

“Klopp është definitivisht një opsion për Bayernin. Pyetja është sesa gjatë do të qëndrojë Guardiola te kjo skuadër. Shpresoj që sa më gjatë, mirëpo ne duhet të konsiderojmë dhe Kloppin”, përfundoi Beckenbauer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat