Alves u kërkon falje tifozëve turq

Sporti

Alves u kërkon falje tifozëve turq

Më: 27 prill 2015 Në ora: 11:54

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, u ka kërkuar falje tifozëve turq, pasi ka pozuar për një foto ku kërkon njohjen e gjenocidit armen.
Të premten braziliani u fotografua duke mbajtur një poster ku kërkonte njohjen derisa u shënuan 100 vite që nga dita e incidentit.

Derisa ai mësohet se është falënderuar nga ambasada armene në Spanjë për këtë gjest, kjo ka zemëruar shumë tifozë turq të tij, ndërsa ka shkaktuar turp edhe te Barcelona, që sponsorizohet nga Turkish Airlines.

“Do të më pëlqente të ofroj një milionë falje për të gjithë fansat e mi turk. Kurrë nuk kam menduar se fotografia do të shkaktonte aq shumë ofendim. Kam shumë miq... “, ka shkruar Alves në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat