Hazard falënderon bashkëlojtarët për çmimin

Sporti

Hazard falënderon bashkëlojtarët për çmimin

Më: 27 prill 2015 Në ora: 11:04

Eden Hazard ka falënderuar bashkëlojtarët e tij që i kanë ndihmuar të fitojë çmimin e Lojtarit më të Mirë të Vitit në Ligën Premier.
Ylli i Chelseat e fitoi çmimin pasi mblodhi më së shumti vota nga kolegët e tij për sezonin individual në kampionatin anglez.

“Vetëm dua të falënderoj lojtarët që votuan për mua – është gjithmonë mirë të kesh një trofe individual, por më e rëndësishme është ta fitojmë ligën”.

“Shpresoj se do të mund të fitoj edhe shumë trofe – më e rëndësishmja prej të cilave është liga, por pa bashkëlojtarët e mi nuk do të isha këtu”.

“Jose më lejon të luaj, ne bisedojmë ndonjëherë së bashku dhe kur unë jam në fushë e di se çfarë duhet të bëj, kjo është më e rëndësishmja”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat