Feronikeli tani më shumë flasin se sa luajnë!

Sporti

Feronikeli tani më shumë flasin se sa luajnë!

Nga: Shkruan: Robert Gjeraj Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:10

Reagimet sportive

Në 23 javët e Raiffeisen Superligës e Kosovës gjërat shkuan gjërat në vijën e duhur, pa ndonjë incident të madh, hiq ndonjë zhurmë aty këtu të ndonjë skuadre në shenjë pakënaqësie. Krejt shija e mirë u prish në javën e 24-të me ndërprerjen e ndeshjes Trepça-Trepça ’89, dhe sipas asaj që u raportua thuhet se futbollistët e Trepçës e sulmuan gjyqtarin.

Prandaj, u mbetet Komisionit të Garave të FFK-së, të shikojë se çfarë ngjau në atë ndeshje dhe pse ndodhi ajo. Nga ana tjetër, klubet janë me synime e tyre, dikush e do titullin, dikush të ikë nga fundi i renditjes e disa të largohen edha nga zona e barazhit. Shihet edhe një dozë frike në përgjithësi, se me afrimin e fundit të kampionatit mund të nisin dhe kalkulimet apo kurdisjet e ndonjë ndeshje. Askush nuk i do kurdisjet dhe as kalkulimet, ndonëse dikush do të mundohet të bëjë gjëra të tilla, por në bazë të kësaj që shihet deri më tash do të jetë vështirë.

Sepse asnjë skuadër se ka luksin në renditje. Nuk dua të besoj se mund të ketë kurdisje, ndonëse në javën e kaluar u komentua shumë se Drita-Feronikeli, ndeshje e Kupës ka pasur shenja të kurdisjes, por fjalën duhet ta japin organet kompetente ka pasur apo jo. Vetëm po shihet se kanë nisur kalkulimet apo ka edhe supozime për kurdisje, lutem që deri në fund mos të kemi kësi gjëra të pahijshme, sepse vetëm e dëmtojnë futbollin tonë. Mirëpo, klub i Vëllaznimit, aty ku luajë edhe unë, mendojmë vetëm për veti dhe vetëm në fushë me fituar.

Duam pikë me djersë dhe ata që nuk mundem me korrektësi e të fitojnë në fushë, më mirë le të bien nga liga. Sa i përket vrapit për titullin e kampionit, është shumë interesant, se Feronikeli, Besa e Prishtina janë në luftë për titullin e kampionit.

Mendoj se Besa dhe Prishtina janë më afër titullit, kurse Feronikeli në fillim ka qenë ekip e mirë, mirëpo tash e sa ndeshje, pra sa kam mundur me e përcjellë dhe po ashtu edhe kundër neve kësaj të shtune, ata më shumë po flasin se sa po luajnë. Nëse vazhdojnë kështu titullin e kanë të humbur. Tash Feronikeli nuk janë aq korrekt në fushë, sepse në çdo vendim të gjyqtarit ankohen nga 8-9 futbollistë dhe kjo nuk është e mirë. Kjo shihet edhe me kartonat e kuq që i marrin çdo ndeshje dhe nuk janë rastësisht ato kartona.

Ndërkaq, gjtihnjkë e më shumë po i afrohem fundit të kampionatit dhe gjërat do të qartësohen. Mendoj që duhet të vazhdoj kështu, si është korrekte, por kam frikë se do të ndodhin edhe tensione, sepse dikush e do me çdo kusht të arrijë suksesin. Mirëpo, shpresoj se do të përfundojë kampionati si është më së miri, le të bëhet kampion ai që e meriton dhe le të largohet ai që e meriton të largohet.
Autori është kapiten i klubit të futbollit Vëllaznimi nga Gjakova

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat