Shqiponja nuk i rezistoi kampiones

Sporti

Shqiponja nuk i rezistoi kampiones

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:09

Shqiponja nga Gjakova, Shqiponja, nuk i rezistoi kampiones në fuqi, Kastriotit nga Ferizajt. Gjakovaret ishin si vendase dhe pësoi humbje me rezultat 35:29, në ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ferizajaset kryesojnë me 27 pikë, duke lënë pas Prishtinën që ka 25 pikë. Prishtina ashtu siç pritej edhe fitoi me rezultat bindës 31:14 kundër Kosovës nga Vushtrria. Prishtina shpreson ende për të fituar titullin, ndërsa Kosova renditet në vend të katërt me 16 pikë. Drita nga Gjilani si mysafir ishte më e mirë dhe me nëntë gola epërsi (29:20) mposhti Istogun. Drita tash për tash është në pozitën e shtatë me 8 pikë dhe ka lënë një vend më poshtë Istogun me 2 pikë.

Superliga-femrat

Prishtina-Kosova (V) 31:14
Istogu-Drita 20:29
Shqiponja-Kastrioti 29:35
Samadrexha-Trepça 36:17
Tabela
1. Kastrioti 15 27
2. Prishtina 15 25
3. Shqiponja 14 16
4. Kosova (V) 14 16
5. Vëllaznimi 14 16
6. Samadrexha 14 14
7. Drita 14 8
8. Istogu 13 2
9. Trepça 14 0
Në javën e 17-të, takohen: Kastrioti-Vëllaznimi, Drita-Shqiponja, Samadrexha-Prishtina dhe Trepça-Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat