Pellegrini: Nuk është turp të jesh i dyti

Sporti

Pellegrini: Nuk është turp të jesh i dyti

Më: 27 prill 2015 Në ora: 10:06

Manuel Pellegrini thotë se nuk është turp të përfundosh i dyti, me Manchester Cityn që është në prag të humbjes së titullit të kampionit ndaj Chelseat.
“Ne nuk mund të fitojmë trofe çdo vit”, ka thënë Pellegrini para gazetarëve.

“Është e pamundshme, veçanërisht këtë vit. Arsenali, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool kanë harxhuar më shumë para dhe ata kanë ekipe shumë të fuqishme”.

“Nuk mendoj se është një pozitë e keqe ose është turp të jesh në vendin e dytë me këtë ekip. Ndoshta mund të ankohem për gjëra të tjera këtë sezon – mënyrën se si humbëm në FA Kupë dhe League Cup, por në Ligën Premier nuk është e lehtë të jesh në vendin e dytë kur keni pesë ose gjashtë ekipe të fuqishme”.

“Nëse do të përfundonim në pozitën e shtatë, pa Evropë, do ta kuptoja kritikën. Por kur ne jemi të dytë gjithë sezonin, nuk mendoj se është e njëjta”, ka shtuar kiliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat