Napoli nuk i lejon lojtarët të deklarohen në media

Sporti

Napoli nuk i lejon lojtarët të deklarohen në media

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:10

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk i ka lejuar lojtarët e tij të flasin pas fitores 4-2 ndaj Sampdorias, derisa thotë se shpreson “ata të qëndrojnë të përqendruar”.
Skuadra italiane vazhdon të mbajë heshtje mediale, andaj trajneri Rafa Benitez dhe lojtarët nuk u lejohet të flasin me media.

Kështu, ka qenë vetë presidenti De Laurentiis që ka dhënë një intervistë të shkurtër për radio-stacionin Kiss Kiss Napoli.

“Ishte një fitore e mirë”, ka deklaruar fillimisht De Laurentiis.

“Tash ne shpresojmë që djelmoshat të qëndrojë të përqendruar dhe të vazhdojnë kështu deri në fund të sezonit”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat