Ancelotti: Chicharito mund të bëhet i panegocioueshëm

Sporti

Ancelotti: Chicharito mund të bëhet i panegocioueshëm

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:02

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka lëshuar lëvdata për Javier Hernandez për të cilin shpreson të vazhdojë të shënojë gola dhe të bëhet një anëtar “i pa-negociueshëm” i skuadrës së tij.
“Ne kishim një ndeshje shumë të mirë”, ka thënë Ancelotti pas takimit transmeton Telegrafi. “Ishte një ndeshje fizike dhe mentale. Celta luajti shumë mirë, por ne jemi të kënaqur dhe të lumtur me fitoren”.

“Ekipi ishte i gjallë, kishte një qasje të mirë dhe e tregoi këtë në fushë. Chicharito po e shijon kohën në fushë dhe luajti shumë mirë”.

“E gjithë skuadra luajti mirë. Ne vuajtëm shumë herë, por ne ishim shumë efektiv në sulm. Të dyja ekipet rrezikuan dhe kjo e bëri ndeshjen spektakolare”.

“Nëse Chicharito vazhdon kështu, ai do të jetë i pa-negociueshëm, si Cristiano (Ronaldo), (Karim) Benzema, James (Rodriguez), Gareth (Bale), (Sergio) Ramos, Isco, (Raphael) Varane, Pepe...”.

“Unë kam një ekip të pa-negociueshëm, por vetëm 11 lojtarë mund të luajnë. Të tjerët duhet të qëndrojnë në stol”, ka shtuar italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat