Kane, lojtari i ri më i mirë

Sporti

Kane, lojtari i ri më i mirë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 07:08

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është shpallur Lojtari i ri më i mirë i vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve PFA.

21-vjeçari ka shënuar 20 gola në Ligën Premier deri më tani në një sezon shpërthyes në White Hart Lane.

Anglezi nuk e bindi trajnerin Mauricio Pochettino në fillim të sezonit, prandaj goli i tij i parë kampional erdhi në muajin nëntor dhe që atëherë nuk u ndal së shënuari.

Statistikat e tij tregojnë 20 gola të shënuar në 25 ndeshje në kampionatin anglez, derisa në të gjitha garat në këtë sezon ka shënuar 30 gola.

Kane shënoi edhe golin e parë për Anglinë në debutimin e tij ndaj Lituanisë, vetëm 79 sekonda pasi hyri në lojë (në muajin mars).

Për këtë çmim, ai mposhti konkurrencën e Eden Hazard (Chelsea), Philippe Coutinho (Liverpool), David De Gea (Manchester United), Raheem Sterling (Liverpool) dhe Thibaut Courtois (Chelsea) – mirëpo humbi përballë mesfushorit belg për çmimin kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat