Goleadë madrielene në Vigo, Reali “shtyp” Celtan

Sporti

Goleadë madrielene në Vigo, Reali “shtyp” Celtan

Më: 26 prill 2015 Në ora: 23:11

Ndeshje e çmendur dhe spektakolare në Balaidos me Celta Vigon që tregoi edhe njëherë se në shtëpi nuk mund të konsiderohet një kafshatë e lehtë për t’u kapërdirë nga gjigantët e Madridit. Plot 4 gola në vetëm 30 minuta lojë, në një takim që në fund pa Realin të largohej triumfues me rezultatin 4-2, duke rivendosur kështu diferencën prej 2 pikësh me Barcelonën kryesuese.

Festivalin e golave e nisi Nolito në minutën e 9, duke nxitur reagimin shkatërrues të madrilenëve të cilët u kundërgjigjën shumë shpejt me anë të Toni Kroos dhe Chicharitos . Gjithsesi festa nuk zgjati shumë sepse ishte Santi Mina që kapi në befasi Iker Casillas, duke e rikthyer takimin aty ku nisi. Ekipet duket se do të shkojnë drejt dhomave të zhveshjes në paqe, por spektakli vazhdon me James Rodriguez që në një sulm të shpejtë i jep një tjetër shuplakë të kaltërve, duke realizuar golin e avantazhit . Nëse për vendasit kishte ende shpresë, edhe atë pak që kishte mbetur e shuajti Chicharito me golin e katërt për Realin dhe të dytin personal. Vërtet impresionues meksikani që sërish e shfrytëzoi duke shkëlqyer mungesën e Benzemas.

Më herët Sevilla arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi, që për momentin e bën të prekë një vend në Champions League. Në një takim të luftuar, djemtë e udhëhequr nga Unai Emery i mbyllën llogaritë me Rayo Vallecanon që në pjesën e parë me dy golat e realizuar nga Iborra e Carrico.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat