Higuain “show”, Napoli kalon 4-2 Sampdorian

Sporti

Higuain “show”, Napoli kalon 4-2 Sampdorian

Më: 26 prill 2015 Në ora: 23:07

Napoli i afrohet zonës Champions në Serinë A pas një fitore me përmbysje 3-1 ndaj Sampdorias, që e pati kthesën te një gafë e Vivianos në minutën e 31-të, me portierin e miqve që nuk arriti të kontrollonte një goditje të Gabbiadinit.

Ndeshja në “San Paolo” kishte nisur në tatëpjetë për ekipin e Benitezit, pikërisht si pasojë e një tjetër gabimi, atij të Albiol, që në përpjekje për të larguar topin e dërgoi atë në rrjetën e tij. Gjithsesi dhurata e Vivianos nuk u shpërdorua nga jugorët, që 3 minuta morën dhe epërsinë me Higuainin, që kombinoi bukur me Gabbiadinin. Në fillimin e pjesës së dytë Insigne ngriti shifrat në 3-1, ndërsa nëntë minuta para fundit Higuain shënoi dhe të katërtin nga pika e bardhë, përpar se Muriel të mbyllte në mënyrë më të mirë të mundshme një ndeshje spektakolare me një gol fantastik.

3 pikë të rëndësishme për Napolin që gjendet tashmë 2 pikë larg Romës së vendit të dytë duke qenë plotësisht në garë për një vend në Champions.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat