Kahata i dhuron fitoren Tiranës ndaj Laçit

Sporti

Kahata i dhuron fitoren Tiranës ndaj Laçit

Më: 26 prill 2015 Në ora: 22:06

Tirana fitoi në fund ndaj Laçit, për të besuar deri në fund te titulli kampion. Goli i Kahatas në minutën e 88-të, ishte goli i parë i Tiranës ndaj Laçit në këtë sezon, por ndoshta mund të jetë dhe goli më i rëndësishëm i bardhebluve, që me këtë sukses ruajnë diferencën prej tre pikësh me kryesuesit e Skënderbeut, me të cilët do të kenë pikërisht një përballje direkte.

E mbështetur dhe nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, që i ishin përgjigjur thirrjes së skuadrës duke mbushur tribunat e “Qemal Stafës”, Tirana u përpoq që në fillim të diktonte ritmin në lojë ndaj Laçit, që në mesjave e kishte eliminuar në Kupë. Që në minutën e 12-të, Tirana pati mundësinë për të marrë epërsinë, por Bakaj goditi rrjetën e jashtme. Laçi u kundërpërgjigj me James në kundërsulm, por ai nuk arriti të gjejë kuadratin. Ashtu siç gaboi në të 38-tën dhe Bakaj. Dy mundësitë më të mira Tiranës ju paraqitën në dy minutat e fundit, me Busic që fillimisht goditi traversën, pasi devijoi një harkim të Kërcikut, e Kahatën, që në të 45-tën, me 7 metra portë të hapur përpara tij e dërgoi topin mbi traversë.

Dhe në pjesën e dytë Tirana ishte më këmbngulëse me Sefën që ndezi sinjalin e parë të alarmit në portën e Vujadinovicit. Në të 63-tën ishte portiere malazez ai që evitoi golin në portën e tij, ndërs 3 minuta më pas Curri kërkoi një goditje stil gërshërë por goditja e tij përfundoi jashtë. Në të 69-tën, Bakaj provoi të gjente portën dhe me gju, por sërish në mënyrë të pasaktë. Mundësia më e mirë në këtë fraksion megjthatë ju paraqit Currit në të 86-tën, por dhe ajo si të tjerat nuk përfundoi në portë por në trupin e Ndrecës. Gjithsesi forca e Tiranës në këtë sezon ka qenë shpesh besimi deri në fund, dhe në të 88-tën, Kahata, ai që duhet të kishte shënuar në pjesën e parë i dha epërsinë bardhebluve duke bërë të clirohet më në fund publiku i “Qemal Stafa”.

Minutat e mbetura ishte e tëra festë në “Qemal Stafa”, me Tiranën që merr dhe vendin e dytë në renditje duke qenë tashmë rivali kryesor dhe ndoshta I vetëm i Skënderbeut deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat