Basketboll U-18, Superior Klima fiton titullin kampion

Sporti

Basketboll U-18, Superior Klima fiton titullin kampion

Më: 26 prill 2015 Në ora: 21:20

Superior Klima fiton titullin kampion në kampionatin e basketbollit për U-18. Në përballjen finale që u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në një atmosferë elektrizuese, ekipi i drejtuar nga Ledina Koci mposhti ekipin e Ardhmeria Basket me rezultatin 61-76, duke udhëhequr gjatë gjithë takimit, pavarësisht se kundërshtarët bënë gjithcka për ta ngushtuar diferencën. Një sukses ky mëse i merituar ndaj djemtë e Superior Klimës që treguan një nivel më të lartë se kundërshtarët, edhe pse duhet pranuar rivaliteti në këtë kampionat ishte i madh.

Superior Klima vinte në këtë finale pasi kishte mposhtur Tiranën me rezultatin 81-71, ndërsa Ardhmeria Basket dominoi Apoloninë e Fierit me rezultatin e thellë 80-45.

Në këtë edicion morën pjesë 14 skuadra, që u ndanë në dy grupe. Ekipet më të mira rivalizuan në fazat finale ku diferencën e bëri pikërisht Superior Klima që fitoi edhe trofenë e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat