Rooney pëson lëndim në gju

Sporti

Rooney pëson lëndim në gju

Më: 26 prill 2015 Në ora: 20:03

Tjetër lajm i keq për Unitedin pas humbjes nga Evertoni.

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka pësuar një lëndim në gju.

Një gjë të tillë e zbuloi vetë trajneri i skuadrës, Louis van Gaal, pas humbjes së pësuar nga Evertoni.

“Ai (Rooney) mori një goditje në gju. Do të presim dhe do të shohim se sa e rëndë ishte”, u përgjigj Van Gaal, pasi u pyet pse u zëvendësua anglezi në pjesën e dytë.

Ndryshe, ish-skuadra e Rooneyt, Everton triumfoi 3:0 ndaj Djajve të Kuq në Goodison Park sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat