Abrashi asistoi në barazimin Grasshoppersit

Sporti

Abrashi asistoi në barazimin Grasshoppersit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 18:25

Futbollistët shqiptarë, Amir Abrashi dhe Shani Tarashaj, me Grasshoppersin, barazuan si vendas me rezultat 2:2 me ekipin e Young Boys-it, në ndeshjen e javës së 29-të të Kampionatit të Zvicrës. Abrashi luajti standard, ndërsa Tarashaj aktivizohet në minutën e 66-të. Grasshoppres në 15 minutat e fundit shpëtoi nga humbja. Kubo në minutën e 27-të dhe Hoarau në atë të 46-të shënuan për epërsinë 0:2 të mysafirëve. Ravet ngushtoi rezultatin në 1:2 dhe Caio barazoi 2:2 pas asistimit të Abrashit në minutën e 90+2. Grasshoppers klasifikohet në vend të shtatë me 31 pikë, kurse Young Boys renditet i dyti me 54 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat