Juventusin nuk e ndihmoi as evrogoli i Pirlos

Sporti

Juventusin nuk e ndihmoi as evrogoli i Pirlos

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:59

Andrea Pirlo është mjeshtër i gjuajtjeve të lira dhe këtë e dëshmoi edhe në derbin vendas me Torinon. Juventusi si mysafir pësoi humbje me rezultat 2:1, por në kujtesë të tifozëve mbetet evrogoli i Pirlos. Ai në minutën e minutën e 35-të, nga rreth 22-23 metra nga gjuajtja e lirë godet aq mjeshtërisht saqë portierin mbeti duke e shikuar topin si futet nën tërthorëse dhe 0:1.

Goli nuk e demoralizoi Torinon, e cila bëri lojë shumë të mirë dhe kthesë në rezultat. Darmian në minutën e 45-të barazoi rezultatin dhe ngriti motivin edhe më shumë të bashkëlojtarët e tij. Në pjesën e dytë, Quagliarella shënoi golin e fitores për Torinon pikërisht në minutën e 57-të. Pas 32 javëve në Serie A, Juventusi kryeson me 73 pikë, veç e ka siguruar titullin e kampionit, kurse Torino është e teta me 47 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat