Hetemaj e Chievo i rrëmbyen pikë Lazios

Sporti

Hetemaj e Chievo i rrëmbyen pikë Lazios

Nga: K.Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:57

Mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj, ndryshe anëtar i kombëtares së Finlandës, u kthyen me një pikë të madhe nga Roma, duke barazuar 1:1 me Lazion që konsiderohej edhe favorite. Hetemaj si gjithmonë titullar, ishte luftarak dhe arritën një pikë.

Për Lazion, ky barazim është si humbje, sepse kanë pasur rastin që të shkëputen edhe më shumë me pikë në vend të dytë. Në fund të pjesës së parë, futbollisti Miroslav Klose shënoi për epërsinë 1:0, por ky gol nuk garantoi asgjë, pasi që mysafirët befasuan në vazhdim të lojës. Në minutën e 75-të, Paloschi realizoi golin e barazimit (1:1) dhe lë në heshtje ekipin vendas.

Lazio është në vend të dytë me 59 pikë, ka një më shumë se Roma e treta dhe Chievo është e 14-ta me 37 pikë pas 32 javëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat