Çiklisti Delija fitoi garën 20 kilometra

Sporti

Çiklisti Delija fitoi garën 20 kilometra

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:39

Çiklisti i klubit Gjakova 137, Alban Delija, triumfoi në Kampionatin e Kosovës në 20 kilometra në hronometër në çiklizëm, që u mbajt në Pejë e organizuar nga KÇ Peja. Delija doli i pari me kohë të kaluar 27.38 minuta, ndërsa i dyti Sahit Arllati (Gjakova 137) me kohë 27.48 dhe i treti Qëndrim Guri (Kastrioti) me kohë 28.03 minuta. Te veteranët, Sabri Hyseni (Trepça) zuri vendin e parë me kohë të kaluar 32.06 minuta, pasojnë: Rexhep Baliu (Prishtina) 32.52 e Sadedin Kërveshi (Prishtina) 52.53 minuta. Te juniorët, Luan Haliti (Prizreni) ngadhënjeu me kohë 30.59 minuta, pastaj Blerton Nuha (Kastrioti) 32.16 dhe Besmir Zogaj (Prizreni) me kohë 33.06 minuta, rezultatet i bënë të ditur Avni Nuha, kryetar i federatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat